Video

03/06/2014 18:21:15

Gjenerata e re me kosovėn

nga Edi Rama






TIRANE - Hapėsirė kombėtare aktive do ta quaja unė, punėn qė ėshtė bėrė mes ministrive dhe ministrave tanė tė arsimit (kosovės dhe shqipėrisė), kėndej dhe andej kufirit, pėr tė arritur kėtė marrėveshje tė sotme (pėr unifikimin e arsimit parauniversitar).

Firmosja e kėsaj marrėveshjeje do ta fusė padyshim, kėtė ditė, nė historinė e zhvillimit tė arsimit shqiptar, si dita ku u vendos guri i themelit nė rrugėn e bashkimit tė sistemit arsimor Shqipėri-Kosovė.

Punėn qė do tė bėhet pėr bashkimin duhet ta shfrytėzojmė njėkohėsisht, edhe si njė mundėsi tė artė pėr tė bashkuar forcat, eksperiencat, aspiratat drejt europianizimit tė arsimit tonė, si frymė dhe si standard.

Hapat drejt kėtij unifikimi tė sistemit arsimor nuk janė lėvizje drejt bashkimit mekanik tė asaj ēka kemi sot, kėndej dhe andej kufirit, por njė ecje e pėrbashkėt drejt asaj ēka duam tė kemi nesėr, pėr gjeneratėn tjetėr tė shqiptarėve nga Prishtina nė Tiranė, nga Mitrovica nė Shkodėr, nga Gjakova nė Vlorė.

Lėvizja pėr unifikim qė nis sot do tė sjellė nė kėtė rrugė tė re tė rritjes sė cilėsisė sė dijes, natyrshėm, hapjen e shumė kantiereve tė punė sė pėrbashkėt pėr lėndėt mėsimore, nga gjuha e letėrsia tek shkencat ekzakte.

Por mė lejoni tė them se kjo lėvizje nis nė njė kohė kur kambanat e alarmit po bien fort pėrsa i pėrket mėsimit e pėrdorimit tė shqipes.

Shqipja e njėsuar ėshtė njė pasuri qė assesi s’mund tė lejohet tė tretet nė errėsirėn e njė epidemie analfabetizmi, qė tranzicioni e kalli nė rrugėt e pėrdorimit tė gjuhės sonė amtare, apo qė periudha tragjike e daljes sė Kosovės nga errėsira nė dritė e imponoi edhe mbi Kosovėn, pėr njė kohė relativisht tė gjatė.

Puna pėr unifikimin e kurrikulave pėrbėn mundėsinė tonė tė madhe, mbarėkombėtare, pėr tė ndaluar edhe rėnien e mėtejshme tė gjuhės shqipe, duke i kthyer asaj rėndėsinė e humbur nė sistemin arsimor dhe duke bashkuar tė gjitha forcat, pėr ta rritur cilėsisht pėrdorimin e shqipes pėrmes mėsimit, por edhe disiplinės.

Prandaj le ta shohim kėtė Marrėveshje tė sotme edhe si njė mjet tė ri, gjithėkombėtar, pėr vendosjen nė njė cilėsi tė re tė rendit tė shqipfoljes dhe tė shqipshkrimit nė mbarė hapėsirėn tonė kombėtare.

Modernizimi, me forca e pėrpjekje tė bashkuara, i mjedisit ku jepet e merret mėsim nė mbarė hapėsirėn tonė kombėtare, edhe pėr shkencat ekzakte, edhe lėndėt teknike, ėshtė njė tjetėr mundėsi shumė e vyer qė na ofron puna pėr unifikimin e kurrikulės.

Qė nga viti 1995, p.sh, vendet e Beneluksit zhvillojnė politika tėrėsisht tė pėrbashkėta pėr rininė dhe pėr periudhėn 2009-2012, kėto vende firmosėn edhe njė marrėveshje shumė speciale pėr “Barazinė e tė drejtave dhe tė shanseve pėr tė rinjtė dhe pėr fėmijėt”.

E sjell kėtė shembull pėr tė thėnė se qėllimi ynė ėshtė mjaftueshmėrisht i lartė, edhe po tė flasim thjesht pėr unifikim tė sistemit tonė arsimor, por sfida jonė ėshtė ende edhe mė e madhe se kaq, nė kėtė rast. Sepse edhe pėr arsimin nuk ėshtė kombėtarizimi, pėr tė krijuar njė sistem veē mes Shqipėrisė e Kosovės, nga njėra anė dhe Europės, nga ana tjetėr, por ėshtė unifikimi i njėkohshėm me njėri-tjetrin dhe me Europėn.

Ėshtė shumė e rėndėsishme edhe rritja e shkėmbimeve dhe e lėvizshmėrisė mes mėsuesve dhe specialistėve tė arsimit, qė sjell ky bashkėpunim, ēka Ministrja e nėnvizoi duke shtuar edhe lėvizshmėrinė e nxėnėsve nė gjithė hapėsirėn tonė tė pėrbashkėt kombėtare.

Kėshtu hapet njė kapitull i ri drejt shumė rrugėve qė na ndėrlidhin, pėr njė tė ardhme ndryshe tė hapėsirės shqiptare.

Pėrfitoj nga rasti tė them se kjo Marrėveshje pėrbėn natyrisht, njėrin nga aspektet themelore, por, gjithsesi, vetėm njė aspekt tė bashkėpunimit tonė, tė nisur me hapa tė pėrbashkėt dhe tė bazuar nė nisma tė deklaruara qysh nė mbledhjen e pėrbashkėt tė Prizrenit, tė cilat po shtjellohen nė ēdo ministri, me grupe tė pėrbashkėta ekspertėsh.

Pėrfitoj nga rasti t’i falėnderoj pėrulėsisht ekspertėt e Tiranės dhe tė Prishtinės, qė bashkėrisht, nėn udhėheqjen e tė dy ministrave, kanė arritur tė na sjellin nė kėtė ditė qė ėshtė historike, brenda njė kohe relativisht shumė tė shkurtėr. Ministrja e tha, kishte jo pak skepticizėm akademik, edhe pse tė gjithė ishin tė dėshiruar qė ta hidhnim kėtė hap, por pakkush besonte se kjo mund tė bėhej nė mė pak se njė vit kalendarik.

E, ne jemi kėtu sot dhe kjo ėshtė njė tjetėr provė, se bashkėpunimi mes Shqipėrisė dhe Kosovės ka vetėm njė kufi. Kufirin qė ne i vėmė vetes, jo kufij qė ne kemi mes vetes dhe tjetrit. Gjithsaherė, ne nuk do t’i vėmė kufi vetes, po aq herė, ne nuk do tė kemi kufi mes nesh, pėr tė realizuar gjithēka duam tė realizojmė.

Tė mos e harrojmė pėr asnjė moment se bashkimi i forcave, i eksperiencave, i dijeve dhe i aspiratave pėrbėn njė kapacitet tė shtuar qeverisės pėr hapėsirėn tonė kombėtare, pavarėsisht se mes dy shteteve dhe dy qeverive ėshtė njė kapacitet i shtuar qeverisės dhe administrativ, qė na jep mundėsinė tė ndėrveprojmė pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme tė pėrbashkėt europiane, euro-atlantike dhe pėr tė vėnė nė shėrbim tė popullit tonė, kėndej dhe andej kufirit, mė shumė forca.

Asgjė nuk na ka kushtuar, asnjė qindarke nga taksapaguesit shqiptarė tė Shqipėrisė apo tė Kosovės, ky komision i pėrbashkėt. Janė ekspertė qė janė bashkuar dhe kanė punuar jashtė orarit tė punėve tė tyre tė pėrditshme, por ama na kanė sjellė njė vlerė tė shtuar, tė pashlyeshme me para, pėr nga shpejtėsia dhe pėr nga vlera e madhe qė do tė krijojė ky proces. Do tė kishte qenė shumė mė e gjatė dhe jo kaq rezultative, konkrete dhe praktike, puna e njė komisioni ekspertėsh tanėt me ekspertė tė huaj e tė gjitha me radhė.

Ne, sot kemi vendosur njė gur themeli, por nė ndėrkohė jemi tė sfiduar qė, pėrveē unifikimit qė vjen si rezultat i asaj ēka njohim tek vetja dhe tek tjetri, tė zgjerojmė hapėsirat dhe kapacitetet pėr tė njohur mė shpejt dhe pėr tė integruar mė shpejt, atė qė na sjell sot, bota e dijes dhe mbi tė gjitha, bota e teknologjisė sė re.

Ministrja e pėrmendi qė nė kėtė aspekt, ne jemi duke hedhur njė hap strategjik shumė tė rėndėsishėm, pėr tė cilin jemi zotuar, pėr tė kaluar nė njė shkollė tėrėsisht inovative dhe pėr tė kapėrcyer barrierat e varfėrisė, barrierat e gjeografisė, barrierat e mungesės sė infrastrukturės fizike tė shkollave dhe pėr tė garantuar qė ēdo fėmijė, pavarėsisht se ku gjendet, tė ketė nė tabletin e vet, gjithēka i duhet pėr tė mėsuar cilėsisht. Kėtė ta shtrijmė nė tė gjithė hapėsirėn tonė kombėtare dhe kėtė ta bėjmė pjesė tė kėtij unifikimi historik, duke bėrė tė mundur qė distanca tė jetė vetėm njė “click” nga ky sistem, pėr kėdo qoftė, kudo ku lind dhe rritet si fėmijė shqiptar i kėsaj hapėsire kombėtare.

Nė ditėt nė vijim, ne, besoj, do tė pėrfundojmė njė marrėveshje me Google-in dhe do tė jetė Google qė do tė marrė pėrsipėr shtrimin e tė gjithė ‘autostradės dixhitale’ tė sistemit tonė arsimor. Jam i bindur se duke pasur njė ndėrtues kaq global dhe globalisht tė famshėm e tė sigurt, ne do tė mund tė ecim jashtėzakonisht mė shpejt se ē’e kishim parashikuar, nė rrugėn e njė rilindjeje tė madhe kombėtare pėr arsimin dhe gjuhėn shqipe, nė tė dy anėt e kufirit.

Kėshtu qė, pėr ēdo shqiptar, kudo ku lind dhe kudo ku do tė rritet, nė Tiranė apo nė Prishtinė, nė Gjakovė apo nė Tropojė, nė Pejė apo nė Sarandė e me radhė qytetet dhe fshatrat, do tė ketė sot e mė tutje, njė rrugė tė re. Ėshtė rruga e re e njė bashkimi, deri dje, tėrėsisht tė pamundur dhe deri pak mė parė, tėrėsisht tė dėshiruar, por edhe nė dukje tė paarritshėm. Ja, pra, ku jemi. Sot kemi firmosur tė bashkohemi nė rrugėn e madhe tė gjeneratės tjetėr, duke bėrė tė mundur qė gjenerata tjetėr tė marrė dijen nė tė njėjtat burime dhe e bashkuar, tė unifikohet me gjithė sistemin global dhe europian tė dijes.

HermesNews - ©2014